Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për pezullimin e dërgesave të bombave në Izrael, duke miratuar një projektligj, që synon të detyrojë administratën e Presidentit Biden të transferojë armët.
Avokatët mbrojtës shpresojnë se gënjeshtrat e kaluara të zotit Cohen do ta dëmtojnë dëshminë e tij kundër ish Presidentit Trump
Administrata e Presidentit Biden po krijon një proces të ri që synon të shkurtojë kohën e vendosjes për emigrantët e sapoardhur në gjykatat e imigracionit nga disa vite në afërsisht gjashtë muaj.
Përmes një letre të enjten, Prokurori i Përgjithshëm Garland e këshilloi Presidentin Biden se çështja e audio-regjistrimit bie brenda fuqive të tij ekzekutive.
Në Nju Jork rifilloi procesi gjyqësor ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Sot vazhdohet me marrjen në pyetje nga mbrojtja të dëshmitarit kryesor Michael Cohen.
Të dy kandidatët ironizuan me njëri-tjetrin, lidhur me parametrat e debatit, si për shembull se kur dhe për sa kohë do t'i mbyllej mikrofoni njërit kandidat ndërsa tjetri ishte duke folur dhe se sa kohë do të zgjasë secili debat.
Senatori demokrat akuzohet se ka marrë qindra mijëra dollarë në formë ryshfeti në këmbim të ndihmës për qeveritë e Egjiptit dhe Katarin. Zoti Menendez i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Thirrja nga institucionet akademike izraelite vjen pasi studentët hebrenj në Shtetet e Bashkuara thonë se demonstratat e vazhdueshme në universitete po i bëjnë të ndihen të pasigurt
Avokati mbrojtës Blanche thotë se zoti Cohen fiton duke shitur mallra anti-Trump dhe libra që ai ka shkruar për ish presidentin dhe duket se synon të hakmerret ndaj tij
Ekipi i fushatës së Presidentit Biden po kritikon përmes një reklame politikën e ish-Presidentit Trump që ndante fëmijët imigrantëve nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë.
Rrëzimi i urës shkaktoi vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes ndërsa FBI-ja ka nisur hetimet
Ai u deklarua fajtor për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të dokumenteve sekrete që kishin lidhje me mbrojtjen kombëtare dhe përballet me të paktën 11 vjet burg
Ngarko më shumë